Denis Zakaria është lënduar sërish. Mesfushori zviceran ka lëshuar fushën para kohe në fitoren ndaj Empolit.
Sipas stafit mjekësor të klubit, Zakaria ka probleme me kofshën e këmbës së majtë.
Mesfushori do t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve për të kuptuar shkallën e lëndimit.
Zakaria mund të humbasë së paku dy ndeshje shkaku i lëndimit.
Përveç Zakarias, te Juventusi të lënduar janë edhe Federico Chiesa, Weston McKennie, Paulo Dybala, Daniele Rugani, Alex Sandro, Giorgio Chiellini dhe Federico Bernardeschi.