Manuel Neuer është ndër portierët më të mirë në botë dhe kapiten i Bayern Mynihut. Me bavarezët ai ka fituar çdo trofe të mundshëm.
Megjithatë 35 vjeçari mund të mos ishte bërë pjesë e rekordmenëve gjermanë.
Neuer u transferua tek Bayerni nga Schalke 04 në vitin 2011, por ky transferim mund të mos ndodhte për shkak të influencës së një personi mjaft të fuqishëm. Po flasim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Siç dihet Schalke 04 ka qenë e sponsorizuar nga kompania ruse e gazit “Gazprom” deri para disa ditësh ku klubi vendosi të ndërpresë kontratën.
Putin ka pasur shumë influencë në këtë kompani dhe u përpoq që të mos e linte të largohej Nojerin.
“Putin ishte i bindur që Neuer do të qëndronte dhe ishte fans i madh i tij. Por Neuer donte të ndryshonte ambient”, tha për mediat gjermane drejtori i klubit, Klemend Toenis.