Cavani monitorohet nga një klub spanjoll

Futboll

Cavani monitorohet nga një klub spanjoll

Më: 4 mars 2022 Në ora: 16:07
Cavani monitorohet nga një klub spanjoll

E ardhmja e sulmuesit të Manchester Unitedit, Edinson Cavani ende është në dilemë.

Sipas mediave të huaja, reprezentuesi i Urugait, në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Old Traffordi’.

Cavani gjatë kësaj verë, e mbyll kontratën me ‘Djajtë e Kuq’, dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë larg Anglisë.

Cavani raportohet se po monitorohet nga një klub spanjoll, ndonëse emri i skuadrës ende nuk është bërë i ditur.

Lojtari thuhet se preferon kalimin në Spanjë, edhe pse ai prej kohësh është i lidhur me një rikthim në Amerikën e Jugut.

Ditët vijuese do te jenë përcaktuese për sulmuesin e Manchester Unitedit.

35-vjeçari në këtë sezon të garave, ka pasur 15 paraqitje derisa ka shënuar vetëm dy gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat