Harry kane ka kaluar Henryn në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Premier Ligës.
Ai tani renditet i gjashti në këtë listë.
Sulmuesi anglez shkëlqeu me dy gola në fitoren 5:0 të Tottenhamit ndaj Evertonit, në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit anglez.
Me dy golat e shënuar, Kane ka shkuar në kuotën e 176 golave në Premier Ligë, duke kaluar Henryn që me Arsenalin kishte shënuar 175 gola. Sulmuesi 28-vjeçar tani renditet si golashënuesi i gjashtë më i mirë në histori të kampionatit anglez.
Para Kane janë: Frank Lampard – 177 gola, Sergio Aguero – 184 gola etj.