Manuel Neuer është gati!
Kapiteni dhe njëkohësisht portieri i Bayernit të Munihut është duke punuar fort për të qenë gati për ndeshjen e Champions-it ndaj Salzburgut, sot në mbrëmje në “Allianz Arena”.
Mendoni se skuadra e kishte mendjen te Salzburgu?
"Nuk mendoj që ishte kjo arsyeja.
Dhe pse është diçka normale pasi bëhet fjalë për një kompeticion ku duam të shkojmë larg. Salcburgu nuk është ajo skuadër që menduam në fillim.
Por unë e pata thënë dhe pas hedhjes së shortit që nuk duhet të nënvlerësojmë askënd. Tani kualifikimi është në dorën tonë", tha Neuer.