Red Bull Salzburgu bëhet pengesë për transferimin e talentin gjerman Adeyemi te Borussia e Dortmundit.
20-vjeçari ka arritur dakordësinë me verdhezinjtë për kushtet e kontratës, por ekipi që zotëron kartonin e tij nuk pranon transferimin e tij në Signal Iduna Park me kushtet që kërkon Borussia.
Për këtë arsye, dy drejtuesit verdhezi, Kehl dhe Zorc, kanë udhëtuar drejt kryeqytetit austriak për të bindur Salzburgun për shitjen e talentit që kërkohet nga klubet më në zë, si Real Madrid, Barcelona dhe Bayern i Mynihut.
Kur u duk se marrëveshja do të arrihej për 40 milionë euro, klubi austriak ka kërkuar më shumë, siç raporton gazetari Fabrizio Romano. Operacioni, tani, është i bllokuar, kështu që mund të futet në lojë edhe Leipzigu. Ndoshta kjo lëvizje është bërë pikërisht për të favorizuar klubin simotër të Salzburgut,