Legjenda e Arsenal-it, Arsene Wenger beson se ylli i Liverpoolit, Fabinho mashtroi për të përjashtuar Alexis Sanchez të Interit.
Interi mundi të kuqtë 1-0 në Anfield në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, por djemtë e Jurgen Klopp ishin ata që u kualifikuan në çerekfinale pasi fituan 2-0 në ndeshjen e parë në San Siro.
Nerazzurrët shënuan golin e fitores në minutën e 61-të me golin fantastik të Lautaro Martinez pasi Sanchez, i cili luajti nën drejtimin e Wengerit te “Topçinjtë”, dha asist.
Por, ish-asi i Manchester United u përjashtua nga fusha vetëm dy minuta më vonë për kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Fabinhos.
Dhe Wenger beson se mesfushori i Liverpool-it “e bëri më shumë” për të nxjerrë ish-yllin e tij të Arsenalit nga fusha.
Francezi tha për “beIN SPORTS”: “Kufiri midis mashtrimit dhe të qenit i zgjuar.
“Ai po mashtronte, e bëri më shumë. Ndoshta ka pasur dhimbje, është prekur nga Sanchez. Nuk mund të thuash se ishte krejtësisht e rreme.
“Ndoshta mund të ngrihej më shpejt. Është një nga ato faullet, kur është një nga ndeshjet e tua thua se është e zgjuar, kur je plotësisht neutral siç supozohet të jemi, mund të thuash se ai mund të kishte bërë më pak.
“Ai nuk donte ta dëmtonte, ai kapi fillimisht topin”.