Reali synon përmbysjen

Futboll

Reali synon përmbysjen

Më: 9 mars 2022 Në ora: 12:33
Reali synon përmbysjen

Liga e Kampionëve sjell edhe dy përballje kthyese të 1/8 së finales, ku në qendër të vëmendjes është sfida në Madrid, në të cilën takohen Real Madridi dhe Paris Sen Zhermeni.

Skuadra franceze në Madrid kërkon biletën që çon në çerekfinale, pas një fitore minimale në Paris.

Ndërkohë “Mbretërit’, përpos disa mungesave, akoma ka shpresë për një përmbysje në ‘Bernabeu’.

Në përballjen tjetër, në Mançester, skuadra e Mançester Sitit, kërkon që në stadiumin ‘Etihad’ të eliminojë Sporting Lisbonës. “Qytetarët” kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 5:0 dhe gjithçka duket e mbyllur sa i përket dilemës për skuadrën që kalon në fazën e çerekfinales.

Të dy ndeshjet nisin në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat