Andre Kramariç ka vendosur të vazhdojë karrierën në Bundesliga. Sulmuesi kroat ka rinovuar kontratën me Hoffenheim, ekip në të cilin luan prej janarit të vitit 2016.
30-vjeçari nga Zagrebi, autor i 16 golave në 65 ndeshje me nënkampionët e Botës, ka arritur akordin me drejtuesit e klubit për të firmosur deri në vitin 2025.
“Kam shijuar çdo moment këtu dhe tani pres me padurim të ardhmen, që do të jetë emocionuese. Nuk e mendoja kurrë se do të isha një nga sulmuesit më të mirë në Gjermani.
Kjo ka ndodhur sepse ndihem absolutisht si në shtëpinë time këtu. Kam vendosur shumë rekorde, e gjithë kjo më bën jashtëzakonisht krenar. Ky klub është shumë i rëndësishëm për mua.
Hoffenheim më ka dhënë gjithçka, më pëlqen të jem këtu. I falënderoj të gjithë: stafin dhe tifozët”, deklaroi Kramariç, kroati me më shumë gola në kampionatin gjerman.
101 gola ka realizuar në total Kramaric me Hoffenheim, që dje frenoi Bayernin në një barazim 1-1 dhe po garon fort për një biletë në Champions League.