Terry kërkon të blej një pjesë të aksioneve të Chelsea!
Sipas Mirror, ish-mbrojtësi i Chelsea, John Terry, dëshiron të blejë një pjesë të klubit.
Sipas mediave angleze, Terry mund të bëjë një ofertë rreth 300 milionë euro për të blerë 10% të klubit londinez.
Sipas shtypit britanik, 41-vjeçari, ish-mbrojtësi i cili kohët e fundit u fut në botën e NFT-ve, premton një qasje të teknologjisë së lartë që lejon mbështetësit, lojtarët dhe ish-punonjësit të investojnë në aksione nëpër klube.