Arsenali zhbllokon rezultatin!
Arsenali ka zhbllokuar ndeshjen në transfertë, në minutën e 30-të.
Ka qenë B.Saka, ai që ka kaluar “Topçinjtë” në avantazh kundër Aston Villa, në fushën e kësaj të fundit.
Skuadra e Stiven Gerrard ka krijuar më shumë volum loje, ka qenë më kërkuese në këtë pjesë të parë, por londinezët e Arteta kanë ndëshkuar të parët me shumë pragmatizëm.
Në radhët e Arsenalit po luan si titular edhe Granit Xhaka, shqiptari i kombëtares helvete.