Kombëtarja e Italisë ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes së Napolit në Serie A.
Mbrojtësi i krahut, Di Lorenzo është lënduar në paraqitjen e tij me Napoli, dhe do të mungojë për disa javë.
Kombëtarja e Italisë nuk mund të kalkulojë në shërbimet e Di Lorenzo për ndeshjen e ‘Play Off’ në kualifikueset për Kupën e Botës.
Roberto Mancini do të duhet të mendojë për alternativë për krahun e mbrojtjes, duke pasur parasysh edhe mungesën e Spinazzola.
Ndeshja mes Italisë dhe Maqedonisë luhet më 24 mars, në Palermo. Mbetet të shihet se si do të veprojë Mancini me këto dy mungesa.