Kosova dhe Burkina Faso do të përballen në mes vete më 24 mars në ndeshjen miqësore që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të dyja Kombëtaret tashmë i kanë nisur përgatitjet për miqësoret e marsit, pasi Kosova do të luajë edhe me Zvicrën më 29 të këtij muaji.
E kompanitë e basteve i kanë publikuar kuotimet e të dyja ekipeve, por edhe të barazimit eventual.
Kosova shihet si favorite e lehtë në këtë takim pasi fitorja e saj është kuotuar me 2.65.
Ndërsa, fitorja e Burkina Fasos vlerësohet me kuotën 2.85.
E barazimi është vlerësuar 3.10. Këto janë vlerësime të kompanisë “1X”.
Kurse, kompania tjetër e njohur e basteve, “Unibet”, fitoren e Kosovës e ka kuotuar 2.50, barazimin 3.20 dhe fitoren e Burkina Fasos, 2.65.