Italia zhgënjeu mbrëmjen e djeshme duke mos arritur të kualifikohet për në Kampionatin Botëror të futbollit, pas humbjes 1-0 me Maqedoninë e Veriut në minutat finale të ndeshjes.
Këtë fakt duket se po e shijojnë shumë tifozët anglezë, të cilët duket se ende e kanë inatin e finales së hukbur në kampionatin Europian të vitit të kaluar.
Në rrjet, anglezët kanë shfrenuar gëzimin e tyre duke tallur kombëtaren italiane.
Ndërsa një përdorues i mediave sociale la të kuptohet se sa e paparashikueshme mund të jetë loja e futbollit duke thënë: 'Italia mungon në dy Kupa Bote radhazi, ky sport është vërtet i pabesueshëm.'
Të tjerët vendosën të marrin një qasje më komike ndaj rezultatit, duke ndarë meme me lojtarët italianë.
Disa madje përmendën kohën kur mbrojtësi i azurëve Leonardo Bonucci nxiti tifozët e Anglisë duke bërtitur "Po vjen Roma!" në një kamerë televizive pas triumfit të famshëm të penalltive të vendit të tij në Wembley.
Ata thanë: "Po vjen Roma, apo jo?", ndërsa një tjetër shtoi: "Po vjen Roma... po vjen Roma... po vjen futbolli në Romë..." me ironi.
Një përdorues gjeti ngjashmëri me ndryshimin e rezultateve të Italisë nga viti 2021 në 2022 me atë të Manchester United nën Sir Alex Ferguson dhe më pas David Moyes.