Real Madrid mund të vihet në lëvizje për Serge Gnabry. Ky është lajmi i dhënë nga Mundo Deportivo-s, që ka shkruar se Daid Alaba ka këshilluar Los Blancos të marrin 26-vjeçarin gjerman.
Alaba ka luajtur me Gnabry te Bayern Munich dhe e njeh shumë mirë.
Gnabry, sulmues, ka një kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2023 dhe kërkon një rritje të rrogës për ta rinovuar marrëveshjen.
Gjithashtu, ai nuk i kënaqur me rolin e sulmuesit të krahut dhe do të preferonte të luante më në qendër; nuk i pëlqen të punojë me Julian Nagelsmann. Megjithatë, ai nuk ka dëshirë të largohet nga Bayern-i.
Gnabry është i kënaqur me jetën në Bavari dhe do të donte të rinovonte kontratën. Gjithsesi, nëse negociatat nuk do të kenë sukses, atëherë Real Madrid-i do të ishte gati të përfitonte.
Gnabry ka luajtur 31 ndeshje me Gjermaninë dhe ka shënuar 20 gola.
Ai ka luajtur 162 ndeshje me Bayern Munich, duke dhënë kontributin e tij me 60 gola dhe 29 asiste.
Ai ka luajtur më parë edhe me Arsenal, West Bromwich Albion, Werder Bremen dhe 1899 Hoffenheim.