Gjatë pjesës së parë Chelsea dhe Brentford nuk arritën ta gjejnë golin, ndërsa me të filluar pjesa e dytë janë shënuar tre gola të shpejtë në “Stamford Brigde”.
Fillimisht, ishte kampioni evropian Chelsea ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari përmes golit të shënuar nga mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger në minutën e 48'
Ndërkaq, gëzimi i skuadrës së Thomas Tuchel zgjati vetëm dy minuta, pasi që në minutën e 50’ mesfushori Janelt arrin ta barazojë rezultatin për Brentfordin në 1:1.
Brentfordi nuk u ndal me kaq, ku arriti të gjej golin e dytë dhe të epërsisë prej 2:1 përmes yllit danez Christian Eriksen në minutën e 54’ të ndeshjes.
Rezultati momental është 2:1 në favor të Brentfordit.