Chelsea pëson fiasko të papritur në stadiumin "Stamford Bridge", duke u mposhtur me rezultat 4:1 nga Brentfordi, në ndeshjen e javës së 31-të të Premier League.
Chelsea, të parët avancuan në fillim të pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 48-të, me golin e Rudiger.
Minutat vijues ishin katastrofë, kur mysafirët shënuan katër herë përmes Janelt (50'e 60'), Eriksen (54'), Wissa (87').
Chelsea renditet në vend të tretë me 59 pikë e Brentford është i 14-ti me 33.