Milan heziton të paguajë çmimin për Brahim Diaz

Futboll

Milan heziton të paguajë çmimin për Brahim Diaz

Më: 11 prill 2022 Në ora: 18:00
Brahim Diaz

Gjiganti italian, Milan po heziton të paguajë çmimin që Real Madridi ka vendosur për Brahim Diaz.

Brahim Diaz është i huazuar nga Real Madridi te Milani që nga qershori i vitit 2021. ‘Rossonerët’ duan ta mbajnë lojtarin, por nuk pajtohen me çmimin që ‘Mbretërit’ i kanë vendosur.

Real Madridi kërkon 22 milionë euro, nëse ekipi i Stefano Piolit duan të blejnë kartonin e lojtarit.

Siç raporton ‘Calciomercato’, Milani nuk dëshiron të paguajë çmimin e kërkuar nga ‘Los Blancos’ për mesfushorin spanjoll Brahim Diaz.

22 vjeçari dëshiron të qëndrojë, por nëse Milan nuk e paguan atë shumë, ai mund të rikthehet në Real Madrid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat