Zjarr i madh në stadiumin e Tetovës

Futboll

Zjarr i madh në stadiumin e Tetovës

Nga: K.G. Më: 12 prill 2022 Në ora: 13:26
Zjarr i madh në stadiumin e Tetovës

Mbrëmë në Tetovë është përfshirë nga flakët një pjesë e poshtme e stadiumit të qytetit.

Zjarri ka nisur pasi një pjesë e dyqaneve është nën tribuna të stadiumit.

Sipas informacioneve është djegur edhe një pjesë e karrigeve në njërën prej tribunave.

“Për shkak se uji është përcjellës i rrymës nuk kemi mundur të ndërhyjmë menjëherë, ndaj është bërë pasi është ndalur rryma. Përdorëm ujë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Në stadium janë djegur edhe disa ulëse”, tha mes të tjera Ukë Aliti, udhëheqës i zjarrfikësve të Tetovës, transmeton "Sportmedia" e Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat