Titullari i Milanit drejt largimit

Futboll

Titullari i Milanit drejt largimit

Më: 15 prill 2022 Në ora: 12:33
Titullari i Milanit drejt largimit

Sipas asaj që raportohet nga “Sportmediaset”, bisedimet që duhet të çojnë kapitenin aktual të Milanit, Alesio Romanjoli, te Lacio, do të nisin menjëherë pas Pashkës.

Në fakt, pritet një takim mes drejtuesve të klubit kryeqytetas dhe përfaqësuesit të lojtarit, i cili po kërkon shtëpi në Romë. I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe presidenti i Lacios,

Klaudio Lotito, i cili është gati t’i garantojë mbrojtësit një kontratë pesëvjeçare me një rrogë vjetore prej 3 milionësh plus bonuse të lidhura me prezencat dhe objektivat ekiporë.

Kjo ofertë është më e ulët se ajo e Milanit që i kishte propozuar 3.5 milionë euro për të vijuar karrierën si kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat