Tottenham i trajnerit Antonio Conte pësoi goditje të rëndë, në minutën e fundit mposhtet me rezultat 1:0 nga Brighton-i.
Mysafirët shkaktojnë senzacion, importojnë tre pikë dhe në anën tjetër goxha ia prishin punët spursave në luftë për vend të katërt.
Futbollisti Trossard në minutën e 90-të shënon për fitoren e madhe të ekipit të tij, duke e shtangur Tottenhamin në Londër.
Pas javës së 33-të në Premier League, Tottenham është në vend të katërt me 57 pikë e Brighton i dhjeti me 40.