Ferguson provoi ta bindte Benzema-në në tunel. por...

Futboll

Ferguson provoi ta bindte Benzema-në në tunel. por...

Më: 19 prill 2022 Në ora: 11:48
Ferguson provoi ta bindte Benzema-në në tunel. por...

Karim Benzema ka shkuar te Real Madrid në moshë të re dhe ka qëndruar aty pothuajse për gjithë karrierën e tij. Kështu që duket shumë e vështirë që të mund të shkonte diku tjetër, por në kohën kur iste një nga yjet e Lyon-it kanë qenë të shumta skuadrat që janë vënë në lëvizje për të.

Mes tyre ka qenë edhe Manchester United, me Sir Alex Ferguson që ka provuar ta bindë të transferohet në Old Trafford me formulën Cristiano Ronaldo.

Këtë e ka treguar Rio Ferdinand në disa deklarata të dhëna për The Sun. Mbrojtësi, në fakt, ka shpjeguar se pas një ndeshje mes Lyon-it dhe United, Fergie ka provuar ta bindë ashtu siç kishte bërë disa vite më parë me portugezin pas një ndeshje me Sporting-un.

HERA E PARË – Vetë Ferdinand është mahnitur nga Benzema, duke parë se i ka takuar pikërisht atij që të mbulonte atë djalosh francez me golin në gjak.

Misioni ka dështuar sepse në atë ndeshje francezi ka shënuar, pavarësisht mbulimit të rreptë të skuadrës së Ferguson. “Herën e parë që kam luajtur kundër tij ka qenë 2008-ta dhe kam patur mundësinë ta shikoj nga afër”, ka thënë Ferdinand.

“Mjafton të shikosh golin që na ka shënuar, kishte shumë kundërshtarë rreth vetes, por i ka mjaftuar ta prekë topin vetëm një herë, ka bërë gjithçka me një lëvizje”. Edhe pothuajse 15 vite më vonë, stili mbetet i njëjtë.

TENTATIVA – Ferdinand shpjegon se United ishte i shqetësuar nga fakti se Benzema mund të ishte një rrezik për vitet e ardhshëm, por Sir Alex e kishte gati lëvizjen.

“Kujtoj se tkesa po dilnim nga fusha, Sir Alex Ferguson më ka thënë: ‘Mos u shqetëso, po kërkoj ta blej’. Po fliste me të në tunel në fund të ndeshjes dhe drejtuesit e Lyon-it kanë qenë  të detyruar ta përzënë.

“Kishte bërë një lëvizje me të vërtetë të zgjuar. Megjithatë, në fund Karim Benzema ka zgjedhur Real Madrid-i n. Dhe duke menduar për atë moment, unë besoj se Sir Alex e konsideron një nga pengjet më të mëdha të karrierës faktin që nuk arriti ta merrte tek United”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat