Ditën e djeshme u zhvillua një takim midis Ancelotti-t dhe drejtuesve të Real Madridit në lidhje me sezonin e ardhshëm dhe strategjitë e merkatos.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, trajneri italian ka kërkuar përforcime për ekipin, që po zhvillon një sezon fantastik.
Në krye të listës së tranjnerit italian është mbrojtësi i Chelseat. Rudiger, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor.
Ky transferim do t’i jepte David Alabas të luante në krahun e majtë, repart i cili po has shumë vështirësi nga dëmtimet e vazhdueshme të Marcelo dhe Mendy.
Problemi kryesor për transferimin e tij është paga e lartë prej 12 milion eurosh në sezon.