Manchester City, Manchester United dhe Chelsea raportohet se janë në garë për transferimin e Pau Torresit.
Gazetari italian dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka raportuar se të tri klubet angleze kanë shprehur interesim për spanjollin.
Klauzola e lirimit e Torresit thuhet se është mes 55/60 milionë euro.
25-vjeçari pritet të largohet nga Villarreali gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti.
Kontrata e Torresit me klubin spanjoll skadon më 30 qershor 2024.