Klubet e mëdha evropiane si Manchester City, Unitedi dhe Chelsea janë të interesuar për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të Villarrealit.
Bëhet fjalë për futbollistin spanjoll, Pau Torres.
Sipas gazetarit të njohur dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, përveç City e Unitedit edhe Chelsea gjithashtu ka dërguar skautët e tyre për ta ndjekur atë.
Torres po tërheq sërish interes nga klubet kryesore dhe klauzola e tij e lirimit do të jetë e vlefshme këtë verë: 55/60 milionë euro, në dispozicion deri në fund të merkatos.
25-vjeçari ka kontratë të vleshme me Villarralin deri më 30 qershor 2024.