Moggi i kthehet ashpër Ancelottit

Futboll

Moggi i kthehet ashpër Ancelottit

Më: 29 prill 2022 Në ora: 12:53
Moggi i kthehet ashpër Ancelottit

Luciano Moggi iu përgjigj ashpër Carlo Ancelottit për deklaratat e tij kundër Juventusit. Në fillim të javës, trajneri aktual i Realit të Madridit ishte shprehur se me dënimin e Juventusit në vitin 2006 me rastin e “Calciopolit”, futbolli italian ishte pastruar. Moggi, që për një kohë të shkurtër ka qenë edhe këshilltar i presidentit të Partizanit, Gaz Demi, nëpërmjet një letre publike, ironizin Ancelottin:

“I dashur Carlo, deklaratat e tua më bënë të mendoj se ke harruar përvojën tënde si trajner në atë Juventus që po denoncon tani. Pa e kuptuar që po denoncon veten, sepse nëse ai futboll ishte i ndyrë, ju ishit pjesë e tij dhe e shijonit kur fitonit, sepse ju bëri të rriteni si trajner”.

Më tej, Moggi thekson: “Por ju ishit në atë futboll edhe kur Juventusi u ndal në përmbytjen e stadiumit “Curi” të Perugia-s (me arbitër Collinan) dhe Lazio fitoi kampionatin.

Ju ishit në atë futboll edhe kur, një vit më pas, komisioneri i FIGC ndryshoi rregullat gjatë javës Juve-Roma, duke i dhënë skuadrës vedhekuqe mundësinë e përdorimit të një shtetasi jo të BE-së. Nakata, i cili nuk kishte mundur të luante kurrë më parë. Dhe kjo ishte vendimtare për barazimin që i lejoi Romës të fitonte kampionatin dhe ju dolët sërish në vendin e dytë, si në Perugia…

… Më pas ju erdhët tek unë për t’u ankuar për padrejtësitë e kryera ndaj Juventusit: ndaj nuk e kuptoj pse tani, çuditërisht, ju dënoni sjelljen e tyre. Ashtu si tradhtarët që fillimisht përfitojnë nga loja e pistë për t’u rritur dhe më pas bëjnë si bamirës. Nuk e di pse ke bërë deklarata të tilla apo kush të ka shtyrë t’i bësh: megjithatë, para se të flasësh, të paktën duhet të kishe lexuar vendimet sportive që thonë: “kampionati i rregullt, asnjë ndeshje e ndryshuar…".,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat