Tottenham ka marrë tre pikë shumë të vlefshme në luftë për katër vendet e para.
Skuadra e Tottenhamit ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Leicestet Cityt, në takimin e javës së 35-të në Premier League.
Golat i shënuan futbollistët Harry Kane (22’), Son Heung-Min (60' e 79’).
Për Leicester Cityn shënoi Iheanacho (90+1').
Tottenham kalon në vend të katërt me 61 pikë e Leicester City është i 11-ti me 42 sosh.