Drenica i merr pikë Dritës në Gjilan

Futboll

Drenica i merr pikë Dritës në Gjilan

Nga: K. G. Më: 1 maj 2022 Në ora: 16:52
Drenica i merr pikë Dritës në Gjilan

Drenica nga Skenderaj kthehet me një pikë nga Gjilani. 

Skuadra kuqezi barazon me rezultat 1:1 me Dritën, në takimin e javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 55-të,  Albin Krasniqi realizon gol të bukur nga goditja e dënimit, 1:0 për Dritën. Mysafirët barazuan 1:1 me golin e  Genc Hamitit në minutën e 90-të.

Drenica zë vendin e tetë me 40 pikë e Drita është e treta me 56 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat