Giorgo Chiellini është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Juventusit, i cili edhe pse 37-vjeç ka arritur të dhurojë paraqitje pozitive në ndihmë të skuadrës.
Qendërmbrojtësi i bardhezinjve ka vendosur t’ japë “lamtumirën” “Zonjës së Vjetër” në fund të sezonit.
Gazetari Romeo Agresti shkruan se numërimi mbrapsht ka nisur dhe qendërmbrojtësi është i vendosur të largohet nga rekordmenët e Serie A.
Menaxherët e tij kanë studiuar pistën MLS, por ende nuk ka asnjë propozim konkret për kampionin e Europës me Italinë. Ajo që është e sigurt është se nga Juve do të largohet në fund të sezonit.