Lajm i hidhur, vdes tifozi i skuadrës së njohur në Kosovë, klubit të futbollit Gjilani.
Lajmi bëhet i ditur nga tifozët “Skifterat”.
“Lamtumirë o Ard, zemra jonë.
U nda nga ne një ndër anëtarët më të veçantë!
Shprehim ngushëllimet tona të përzemërta dhe ndajmë dhimbjen me familjen Shabani për humbjen e Ardit!
Do ta kujtojmë përherë,
Zoti e mëshiroftë”, shkruan në faqen e “Skifterave!”.