Dyshimet e Mourinhos

Futboll

Dyshimet e Mourinhos

Më: 14 maj 2022 Në ora: 12:48
Dyshimet e Mourinhos

José Mourinho foli në prag të ndeshjes se Roma e tij do të duhet të luajë në ligë kundër Venezias në raundin e parafundit të Serie A. Polemika për shkak të ashpërsisë së dyshimtë ne ndeshjen Fiorentinas-Roma dhe penalltine e dhene per Nico Gonzalez.

Në fakt, kualifikimi në Ligën e ardhshme të Evropës është ende një enigmë, duke qenë se vetëm në rast fitoreje në Ligën e Konferencës, verdhekuqte do të kishin të garantuar pjesëmarrjen vitin e ardhshëm.

Nga kampionati, nga ana tjetër, do të duhet të shpresojne të marrin më të mirën duke sfiduar Lazio, Fiorentina dhe Atalanta. Megjithatë, Mourinho ka treguar se ende nuk e ka kapërcyer zhgënjimin e hidhur të nokautit të Firences dhe mbi të gjitha zemërimin për atë vendim të arbitrit që sipas tij nuk ishte i vetmi gabim ndaj Romës gjatë këtij kampionati.

Ndaj Special One ka disa dyshime dhe shpjegon reflektimin e tij: “Më duket se ndoshta ka njerëz që janë të interesuar që ne të përfundojmë në vendin e tetë, me shpresën që ta fitojmë finalen sepse do të ishte një gjë fantastike për futbollin italian. 8 ekipe në Evropë”.

Arsyetimi i Mourinhos i referohet faktit se në rast se verdhekuqte të përfundonin nga vendi i tetë më poshtë dhe do të fitonin Konferencën, Roma do të shkonte në Europa League së bashku me ekipin e klasifikuar te pestë dhe të gjashtë (slota tjetër ishte e rezervuar për fituesin ose për të finalistin e Kupës së Italisë por Interi dhe Juve janë tashmë në Champions League) ndërsa i shtati shkon në Ligën e Konferencave.

Në këtë rast do të jenë tetë klube italiane në Kupat 2022-2023. Një reflektim, ai i Mourinhos, i cili megjithatë hedh hije në këtë finale të sezonit përvëlues dhe portugezi nënvizon: “Megjithatë, kjo nuk duhet bërë për mungesë drejtësie dhe respekti për njerëzit që punojnë si ne”, tha trajneri..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat