Ditën e nesërme, Inter dhe Milan luajnë ndeshjen e tyre të fundit dhe gjithashtu do të shpallet dhe fituesi i titullit, ku peshorja anohet nga Milan.
Në një konferencë për shtyp, Inzaghi është shprehur se asgjë nuk është në dorën e tyre nesër, por zikaltërit do të japin maksimumin e tyre.
Si e vlerësoni këtë ndeshje?
“Skuadra kishte një javë si çdo tjetër për t’u përgatitur për ndeshjen, ne kemi 90 minuta për të luajtur duke e ditur që nuk varet nga ne, por do të japim 120 % dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Inzaghi.