Sot festohet titulli i 26-të, klubi i Tiranës i bën dhuratën e veçantë tifozëve para ndeshjes me Kukësin!
Tirana mbyll sezonin fantastik që kaloi me sfidën e fundit të Superiores përballë Kukësit në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Pas përfundimit të sfidës, do të fillojë festa e titullit të 26-të kampion që bardheblutë fituan këtë sezon.
Kështu klubi ka zgjedhur që t’i bëjë një dhuratë të veçantë për tifozët e saj, duke i mundësuar hyrjen falas të gjithë mbështetësve të saj për këtë ndeshje.