Empoli krenohet me titullarët kuqezi!
Futbollistët shqiptar të Empolit, Nedim Bajrami, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli janë grumbulluar nga Kombëtarja Shqiptare për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Kjo thirrje në Kombëtare për tre futbollistët kuqezi ka qenë një motiv krenarie dhe për skuadrën e Empolit ku ata aktivizohen, me klubin italian që ka postuar në “Twitter” lajmin për grumbullimin e tyre.
Skuadra e Serisë A ka informuar ndjekësit dhe për sfidat që Shqipëria do të luaj si dhe për orarin kur këto ndeshje do të zhvillohen.