Drita e Gjilanit po përgatitet për garat evropiane. Nënkampioni i Kosovës konfirmon se kanë vazhduar bashkëpunimin me futbollistin Ilir Blakçori.
“Blakçori edhe dy vite me Dritën.
Klubi ynë, FC Drita dhe futbollisti, Ilir Blakçori kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vitet e ardhshme.
Blakçori ishte një nga futbollistët e rëndësishëm për ne në tri vitet e fundit, prandaj me paraqitjet e tij ka bindur të jetë pjesë e FC DRITA për dy vite të tjera.
Marrëveshja e arritur u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv, Valon Zymberi, i cili i dëshiroi suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”, njofton FC Drita.