Lazio dhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj raportohet se shumë shpejtë do t’i ndajnë rrugët.
Sipas medieve italiane, ‘lacialët’ do ta shesin Hysajn gjatë kësaj verë.
Trajneri i Lazios, Sarri thuhet se nuk është i kënaqur me formën që ka treguar shqiptari në sezonin e fundit, dhe duket se mbrojtësi kuqezi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës italiane.
Lazio raportohet se do të shqyrtojë çdo ofertë që vjen në adresë të ish-mbrojtësit të Napolit.