Kombëtarja kthehet nga Islanda!

Futboll

Kombëtarja kthehet nga Islanda!

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 17:57
Kombëtarja kthehet nga Islanda

Kombëtarja kthehet nga Islanda!

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit u kthye pasditen e kësaj të marte nga Islanda pas një udhëtimi të gjatë e të lodhshëm që zgjati më shumë se pesë ore.

Bashkë me kuqezinjtë, që morën vetëm një pikë në përballjen me islandezët, udhëtoi edhe një grup tifozësh, të cilët shfrytëzuan rastin për të shkrepur foto me lojtarët e Kombëtares.

Përgatitjet për ndeshjen me Izraelin do të vijojnë në kompleksin “Tropikal”, ku stafi teknik do të ketë në dispozicion edhe sy sulmuesit e skuadrës, Armando Brojën dhe Myrto Uzunin, që nuk kishin mundësi për të dhënë kontribut në sfidën hapëse të këtij edicioni në Nations League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat