Polonia edhe pse avancoi me 0:2, megjithatë importoi vetëm një pikë nga stadiumi “De Kuip” në Roterdam.
Ballafaqimi mes Holandës dhe Polonisë përfundoi pa fitues (2:2).
Ndeshje e luftuar e me katër gola, por holandezët zhgënjyen tifozët e tyre.
Për Poloninë shënuan Cash (18'), Zielinski (49') e për Holandën Klaassen (51') e Dumfries (54').
Pas xhiros së tretë në Grupin 4-të të Ligës A të Kombeve, Holanda kryeson me 7 pikë, pasojnë Polonia 4, Belgjika me 4 dhe Uellsi 1.