Vitija shumë pranë skuadrës së madhe të Superligës

Futboll

Vitija shumë pranë skuadrës së madhe të Superligës

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 11:39
Vitija shumë pranë skuadrës së madhe të Superligës

Drita është në kërkim të një qendërmbrojtësi tash e një kohë, e sidomos pas largimit të Ardian Cuculit.

Kanal10 mëson se drejtuesit e klubit nga Gjilani janë në negociata me futbollistin Leonart Vitija dhe të dy palët janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.

Vitija së fundmi ishte pjesë e Skënderbeut në kategorinë Superiore në Shqipëri.

Deri më tani gjilanasit kanë qenë shumë aktiv në merkato, duke prezantuar katër transferime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat