Anësori i Real Madridit, Rodrigo Silva ka zbuluar se bashkëlojtari i tij Luka Modriç është tallur me sulmuesin e Liverpool, Mohamed Salah pas finales së Ligës së Kampionëve.
Salah ka thënë para finales se e dëshiron Realin në betejën për trofeun më prestigjioz, por “mbretërit” dolën sërish fitues dhe me golin e Vinicius festuan minimalisht 1-0 në Paris.
“Kur mbaroi finalja, ne kaluam lojtarët e Liverpool-it. “Salah ishte pak i trishtuar dhe Modric i tha se mund ta fitonte trofeun herën tjetër”, tha Rodrigo.
Braziliani tha se ylli egjiptian ishte një motivim për lojtarët e Realit në seancat stërvitore para finales.
“Kur një rival ju provokon, ndonjëherë ju thjesht dëshironi të fitoni që të mund të talleni me të më vonë. Në stërvitje bërtitëm: “Hajde Salah, hajde Salah”. “Ishte vetëm një fitore në kokën tonë dhe më pas ne tallëm me Salah”.
Për Modric ky ishte titulli i pestë në Champions League, ndërsa për Salah humbja e dytë në finale. Megjithatë, asi i parë i “të kuqve” tre sezone më parë fitoi trofeun më prestigjioz të klubit europian.