Pellegrini monitorohet

Futboll

Pellegrini monitorohet

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 15:15
Pellegrini monitorohet

Mbrojtësi i Juventusit, Luca Pellegrini kërkohet nga dy skuadrat e njohura angleze, Fulham dhe West Ham.

Mediet italiane të dielën raportojnë së dy klubet e Premier Leagues, Fulham dhe West Ham synojnë ta blejnë mbrojtësin italian gjatë kësaj verë.

Pellegrini ka kohë që është duke u monitoruar nga dy klubet angleze, të cilat synojnë ta bindin lojtarin që sezonin e ardhshëm të luajë në Premier League.

“Luca Pellegrini, mbrojtësi i majtë i Juventusit, ka ngjallur interesimin e Fulham dhe West Ham”, raportojnë mediet italiane.

Krerët e Fulhamit dhe West Hamit shumë shpejtë pritet të bëjnë gati ofertat e tyre në adresë te torinezëve për mbrojtësin Pellegrini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat