Flamurtari i Vlorës ka bërë goditjen e radhës në merkato.
Klubi vlonjat ditën e sotme ka prezantuar zyrtarisht si blerjen e re, mbrojtësin Ronald Dishën.
23-vjeçari i bashkohet kuqezinjve pas eksperiencës që kishte prej 4 sezonesh me skuadrën e Korabit.
Këtë lajm e ka bërë vetë me dije Flamurtari me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen mbrojtësit 23-vjeçar.