Andrea Beloti mund të jetë lojtari i ri i Monacos.
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, kampioni i Europës me Italinë është duke diskutuar detajet e fundit me klubin francez nga ku thuhet se mund të zbarkojë në Principatë midis mbrëmjes së sotme dhe ditës së nesërme.
28-vjeçari la Torinon pas 7 sezonesh ku koleksionoi 251 paraqitje në total në të gjitha kompeticionet.
Në sezonin që përfundoi Andrea Beloti u aktivizua gjithsej në Serinë A në 22 ndeshje ku realizoi 8 gola dhe dhuroi dhe 1 asist.