Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, duket se nuk do të ketë hapësira të shumta te Roma sezonin e ardhshëm dhe është gati për një aventurë të re. Klubi që është interesuar menjëherë për shërbimet e 22-vjeçarit është Torino.
Trajneri kroat, Ivan Juriç, e shikon si objektivin kryesor këtë merkato, me shqiptarin që pritet të zërë vendin e Bremer, i cili mund të largohet këtë verë.
Siç bënë me dije e përditshmja italiane, “Corriere dello Sport”, Torino është gati që t’i ofrojë Romës një marrëveshje për ta marrë në huazim lojtarin për një sezon dhe vitin e ardhshëm ta blejë për 15 milionë euro.
Nga ana tjetër, “Tuttosport”, thekson se klubi verdhekuq nuk do ta lërë të lirë Kumbullën për më pak se 25 milionë euro.