Portieri Pepe Reina ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Spanjë.
Mediet spanjolle të enjten raportojnë së ‘gardiani’ i Lazios, është rikthyer në ish-klubin e tij, Villareal.
Reina pas dy viteve tek ‘lacialët’, tashmë është pjesë e skuadrës së njohur spanjolle, Villareal.
Ai ka firmosur kontratë njëvjeçare me skuadrën spanjolle. Reina më parë ka luajtur për Aston Villan, Milanin, Napolin, Bayernin dhe Liverpoolin.