Cristiano Ronaldo i është vetofruar skuadrës së Paris Saint Germain.
Të paktën kështu raporton Le Parisien sipas të cilëve portugezi nuk është i kënaqur fare me situatën që po e kalon në Manchester United.
Gjithsesi, duket se kampionët francezë nuk e kanë ndërmend të nënshkruajnë me lojtarin.
Një ardhje e mundshme e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” do ta bashkonte atë me Lionel Messin, por skuadra e ka hedhur poshtë këtë skenar.