Futbollisti Egzon Kurteshi ka arritur marrëveshjen me klubin nga Lugu i Baranit, Rilindja 1974.
KF Rilindja është anëtar i ri i Ligës së Parë të Kosovës.
Kurteshi tha se kushtet e mira janë ato që e bindën që të firmos me klubin Rilindja.
Mbrojtësi së fundit është paraqitur për ekipin e Rahovecit.
“Ajo që më bindi, janë kushtet e mira edhe ambiciet e klubit që të janë sa më lart në tabelë, pse jo nëse vije mundësia të hyjmë edhe në Superligën e Kosovës”, thotë Kurteshi për gazetën kombëtare “Bota sot”.