Gareth Bale iu kërkua të nënshkruante një fanellë të Real Madridit përpara fitores së Los Angeles FC ndaj Nashville .
Ky reagim tij po pëlqehet shumë nga tifozët.
Bale ishte lojtar i Real Madridit për nëntë vite, ai vendosi të largohej nga reali, ku tanimë është transferuar në LA për të vazhduar karrierën e tij.
Ai ka disa fansa në mbarë botën, dhe njëri prej tyre ishte i pranishëm në GEODIS Park të hënën.
“Të lutem firmos këtë këmishë vëlla. Të dua vëlla”, i thotë tifozi lojtarit të njohur.
Bale nuk refuzoi dhe ia plotësoi dëshirën tifozit, teksa në rrjetet sociale mori lavdata për gjestin e bërë.