Portieri i Kombëtares së Kosovës, firmos me ekipin anglez

Futboll

Portieri i Kombëtares së Kosovës, firmos me ekipin anglez

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 18:19
Aro Muric

Tashmë edhe zyrtarisht, Aro Muric është futbollisti më i ri i Burnleyt.

Klubi anglez ka njoftuar këtë të premte për transferimin e portierit nga Manchester City.

Muric me Burnleyn ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, mezi pres të takoj bashkëlojtarët e mi të rinj tani dhe të filloj stërvitjen”, tha 23-vjeçari për faqen zyrtare të klubit.

“Unë jam 23 vjeç tani, kështu që ndjej se është koha e duhur për të vazhduar më tej dhe po pres me padurim sezonin e ri”, shtoi portieri i Kosovës.

Burnley nuk e ka zbuluar çmimin e paguar për Muricin, por besohet se kjo lëvizje është realizuar për 2.5 milionë funte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat