Arrgio Sacchi ka folur për Inter-in e Simone Inzaghi-t në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport pas miqësores së zikaltërve kundër Lens-it:
“Le ta harrojmë rezultatin, që tani nuk ka shumë rëndësi. Unë kam parë një ekip që ka luajtur me skemën 5-3-2 dhe pothuajse gjithmonë i dhurohet një lojtar, nëse jo dy, kundërshtarit me këtë modul.
“Në këtë mënyrë është e pamundur të bësh presing dhe detyrohen mesfushorët të bëjnë një punë të dyfishtë”, ka thënë ish-trajneri.
“Nota pozitive? Inter-i është një formacion shumë muskulor, ka lojtarë të rëndë që e kanë më të vështirë të rikuperojnë formën.
“Megjithatë, këto ndeshje ndërkombëtare shërbejnë për të kuptuar se çfarë drejtimi duhet të marrë skuadra”, ka përfunduar Arrigo Sacchi.